Dita e fundit e Lojërave Olimpike, Kina prin me medalje të fituara

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot është dita e fundit e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Në renditjen e përgjithshme të vendeve pjesëmarrëse prin Kina me 87 medalje gjithsej, 38 të arta 31 të argjendta dhe 18 të bronzta.

Pas saj vjen ShBA-ja me 108 medalje gjithsej, por ka dy më pak të arta se Kina. Ata kanë momentalisht 36 të arta, 39 të argjendta dhe 33 të bronzta.

Top 5-shen e përmbyllin shteti nikoqit Japonia, Komiteti Olimpik i Rusisë dhe Britania e Madhe.

Kosova gjendet në vendin e 41-të me dy medalje të fituara, të dyja të arta dhe në sportin e xhudos.

Kosova garoi me 11 sportistë në këtë Olimpiadë, pesë në xhudo, dy në not, një në shenjtari, një në boks, një në mundje dhe një në vrapim. Që të gjithë atletët kosovarë tashmë e kanë mbyllur garimin në “Tokyo 2020”. 

Share This Article