Media spanjolle: Messi është i zemëruar, do të “shpërthejë” në konferencë

albnews
By
1 Min Read

Lionel Messi sot do të mbajë konferencë për media dhe do të sqarojë gjithçka lidhur me zhvillimet e fundit rreth tij.

Para dy ditëve, befasisht Barcelona dhe Messi ndërprenë bisedimet për rinovimin e kontratës dhe klubi katalonas doli me komunikatë zyrtare duke njoftuar largimin e argjentinasit.

Nga ora 12:00 sot Messi do të flasë për të gjitha ndodhitë e ditëve të fundit.

Gazeta LaSexta raporton se Messi është shumë i zemëruar dhe pritet të “shpërthejë” në konferencë për media.

Menjëherë të nesërmen, shumë media të mëdha botërore njoftuan se Messi është shumë afër kalimit te skuadra franceze, Paris Saint-Germain. 

Share This Article