Dita e Pashkëve/ Papa Françesku përsërit thirrjen për armëpushim: Ndaleni luftën në Ukrainë, lehtësoni vuajtjet e njerëzve të shkatërruar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Papa Françesku në ditën e Pashkëve Ortodokse ka apeluar edhe një herë për një armëpushim në Ukrainë.

Flamuri blu dhe i verdhë i Ukrainës u valëvit mes besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit, ku udhëheqësi i Kishës Katolike Romake kujtoi sulmet ruse që tashmë kanë nisur prej dy muajsh, më 24 shkurt.

“Në vend që të ndalet, lufta është përkeqësuar. Është e trishtueshme që në këto ditë më të shenjta dhe solemne për të krishterët, të dëgjojmë zhurmën vrastare të armëve, ndërsa duhet të dëgjonim atë të kambanave që lajmërojnë ringjalljen… Përsëris thirrjen për një armëpushim të Pashkëve, shenjën më të vogël të prekshme të gatishmërisë për paqe. Ndaloni sulmet për të lehtësuar vuajtjet e njerëzve të rraskapitur”, tha më tej Papa.

Share This Article