Putini thotë se do të ishte ‘e neveritshme’ t’i shihje të zhveshur liderët perëndimorë  

 5,662 total views,  1 views today

Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar ndaj liderëve perëndimorë të cilët u tallën gjatë samitit të G7 për pozat e tij pa këmishë, derisa propozuan që edhe ata të bënin të njëjtën gjë.

Putini tha se do të ishte “e neveritshme” t’i shihje ata lakuriq, derisa u pyet lidhur me këtë çështje.

Kryeministri britanik, Boris Johnson kishte filluar të tallet me Putinin derisa ishin ulur për bisedime me liderët e tjerë perëndimorë i cili tha: Me xhaketa, a po pa xhaketa? A t’i heqim rrobat?

“Ne të gjithë duhet të tregojmë se jemi më të ashpër se Putini”.

Më pas kryeministri kanadez Justin Trudeau bëri shaka se liderët perëndimorë duhet të imitojnë fotografitë e kreut të Kremlinit atë ku ai “është pa këmishë me gjoks të zhveshur dhe hipur mbi kalë”.

Putin, 69-vjeçar, iu është kundërpërgjigjur atyre në një samit në Taxhikistan.

“Nuk e di saktësisht se deri ku donin të zhvisheshin, nga pjesa e lartë, apo nga pjesa poshtë”, tha Putini. “Por unë mendoj se, sido që të jetë, do të ishte një pamje e neveritshme”.