Edhe këtë të mërkurë studentët kanë vijuar protestën e tyre kundër vendimit për zhvillimin e mësimit online, si masë parandaluese për përhapjen e epidemisë së Covid-19. Në ditën e tretë, ata janë grumbulluar sërish përpara Ministrisë së Arsimit, nga ku kanë theksuar se nuk kanë marrë asnjë njoftim se si do të vijojë procesi mësimor.
Studentët kanë kërkuar të kthehen në auditore të zhvillojnë mësimin pasi vendimi i Komitetit Teknik ishte i papritur ndërsa ata kishin bërë pagesat e konvikteve dhe qirave të banesave të cilat nuk iu rikthehen pas. Por përveç tyre, studentët kanë siç është rimbursimi i qirave të tyre, mësimi i alternuar ndërmjet online dhe auditorë, leksionet online ndërsa seminaret në auditorë, pagesat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët si dhe mundësimi i pajisjeve teknologjike të nevojshme për studentët që nuk kanë akses online.