Dita ndërkombëtare e muzeut, Gjirokastra hap dyert për vizitorët vendas e të huaj

albnews
By
1 Min Read

Në ditën ndërkombëtare të muzeve Gjirokastra ka hapur dyert, për të mirëpritur vizitorët që vijnë për të shijuar asetet që mbart qyteti i gurtë.  

Kamera jonë u ndal në shtëpinë e gjeniut të letrave shqipe Ismail Kadare si dhe në muzetë që ndodhen në kalanë e Argjirosë.

Ciceronët e këtyre muzeve Bruno Pjetri dhe Albana Ismaili shprehen se këto objekte kohët e fundit janë shndërruar në atraksionet më të preferuara nga ana e turistëve

Vizitorët shprehen të mahnitur dhe të impresionuar duke ju referuar vlerave historike dhe kulturore që këto muze përcjellin.

“Impresioni i parë sapo hymë në muze ishte shumë i mirë. Arritëm të kuptonim që do të merrnim shumë informacion për historinë, zakonet dhe  kulturën e vendit tuaj. Është hera e parë që vizitoj  Shqipërinë. Do të qëndroj 6 ditë këtu është një vend me shumë bukuri natyrore. Jam e interesuar të mësoj për kulturën e vendit tuaj” flasin vizitorët.

Turistët shprehen të interesuar për të vizituar muzetë, të cilët i ndihmojnë të  shuajnë kuriozitetin për të mësuar më shumë rreth historisë së vendit tonë dhe veçanërisht të qytetit të gurtë.

Share This Article