Ditë e zezë në Itali, afro 11 mijë të infektuar me COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Italia vazhdon të ketë rritje shumë të madhe të numrit të personave të infektuar me koronavirus prej disa ditësh dhe shifrat tashmë kanë arritur në nivele rekord.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit u kryen mbi 160 mijë tamponë prej të cilëve 10,925 rezultuan pozitivë, shifër kjo më e madhe dhe nga 10,010 që ishin një ditë më parë.

Gjithashtu u regjistruan edhe 47 viktima, duke e çuar në 36 mijë e 474 numrin e të vdekurve që nga fillimi i pandemisë.

Rajonet me më së shumti infektime në 24 orët e fundit ishin Lombardia me 2664 raste, Kampanja me 1410 dhe Lazio me 994.

Share This Article