Ditmir Bushati kundërshton Paketën Anti-Shpifje

albnews
By
1 Min Read

Ligji antishpifje që pritet të kalojë sot në Kuvend nga ana e Partisë Socialiste ka nxitur debate dhe vetë brenda grupit parlamentar të kësaj force politike.

Ka qenë ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ai që ka kërkuar që të mos kalohet kjo paketë, pasi bie ndesh me rekomandimet e Këshillit të Europës.

“Bie ndesh me Këshillin e Europës. Ata nuk e kanë kërkuar këtë ligj. Ne po nxitohemi që po bëjmë një ligj të tillë”, tha ai.

Kurse shefi i grupit palrametar socialist, Balla tha se “e dakordësuam me OSBE. Do ta miratojmë sot variantin e përmirësuar”.

Share This Article