Djali i Ronaldinhos i bashkohet klubit anglez

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Hull City ka njoftuar të enjten nënshkrimin e Joao Mendes, djalit të legjendës braziliane Ronaldinho. 20-vjeçari ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin e Championship-it, me opsion për ta zgjatur edhe për një vit tjetër.

Mendes u formua në akademinë e Barcelonës përpara se të kalonte te Burnley në vitin 2024, ku luajti rregullisht për ekipin U-21, por u lirua në fillim të këtij viti.

Në prezantimin e tij, ai u shpreh se eksperiencat në vende të ndryshme e kanë ndihmuar të zhvillojë lojën:

“Është mirë të luash në stile të ndryshme futbolli. Në Brazil është një stil, në Spanjë një tjetër dhe në Angli një tjetër. Kjo e plotëson shumë mirë lojën tënde.”

Ronaldinho, fitues i Kupës së Botës 2002 dhe i Topit të Artë 2005, e përcolli të birin me një mesazh urimi në Instagram, duke postuar një foto të Mendes me fanellën e Hull Cityt dhe mbishkrimin: “Paç fat në klubin tënd të ri dhe sfidë, biri im.”

Share This Article