ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit  1 hour ago
Organizoi vjedhjen e tonelata drogë me vlerë miliona euro, kush është grupi që fshihet pas tentativës së rrëmbimit të kreut të bandës shqiptare 1 hour ago
Historike, Shqipëria në play-off të kampionatit botëror të futbollit 2026 1 hour ago
Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit… në pritje të Anglisë në Tiranë 3 hours ago
Shqipëria zhbllokon sfidën! Asllani kalon në avantazh Kombëtaren ndaj Andorrës 3 hours ago
Next
Prev
Home Sports

“Personalisht e doja në Angli, por kontrata nuk e lejoi” – trajneri që e solli te Dinamo Zagreb flet për Arbër Hoxhën

albnews by albnews
30 September, 2025
in Sports
0
“Personalisht e doja në Angli, por kontrata nuk e lejoi” – trajneri që e solli te Dinamo Zagreb flet për Arbër Hoxhën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Arbër Hoxha ka kaluar një javë të jashtëzakonshme me fanellën e Dinamos, duke lënë pas një rrugëtim të vështirë dhe një histori të papritur që e ka bërë atë protagonist të ekipit.

Ish-trajneri i Dinamos, Sergej Jakirovic, treon se pse ‘Arbi’ ka shfaqur cilësi të jashtëzakonshme, duke u kthyer nga një lojtar që shumë e kishin harruar në një nga asetet kryesore sulmuese të ekipit.

RelatedPosts

Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit… në pritje të Anglisë në Tiranë

Shqipëria zhbllokon sfidën! Asllani kalon në avantazh Kombëtaren ndaj Andorrës

Formacionet Zyrtare/ Shqipëria kërkon historinë në Andorrë, ja rreshtimi i hedhur në fushë nga Sylvinho, surpriza vjen në sulm

“Çfarëdo që të them për Arbrin është pak për ta përshkruar. E njoh shumë mirë dhe ai erdhi te Dinamo me iniciativën time. Sa herë më kanë tallur kur e kam quajtur ‘raketë’, unë qëndroj pas çdo fjale. Ai është sulmues krahu i vërtetë: vertikal, agresiv, i shpejtë dhe me një gjuajtje të jashtëzakonshme. Në çdo bisedë me të ishim të hapur dhe të ndershëm, dhe ai ka cilësitë e një atleti të vërtetë”, deklaroi Jakirovic për Germanijak.

 Sergej Jakirovic

Ai shtoi se Hoxha kishte një dëshirë të madhe për të ardhur te Dinamo dhe ishte i gatshëm të vinte në çdo përgatitje për t’u bërë pjesë e ekipit, pavarësisht pengesave burokratike dhe kontraktuale. “Falë kontributit të z. Robert Markulin nga Slaven Belupo, Dinamo sot ka një lojtar kaq me karakter dhe të jashtëzakonshëm”, u shpreh trajneri.

Hoxha nuk pati një start të lehtë: në gjysmën e parë të sezonit nuk luante gjithmonë nga minuta e parë, dhe ardhja e Marko Pjacës e kishte ngushtuar më tej mundësinë e tij për të nisur në krahun e majtë.

Megjithatë, ylli shqiptar nuk dorëzohet. Golat dhe asistet e tij, përfshirë atë të Rijekës, e kthyen në protagonist të Dinamos

 Arbër Hoxha

“Ishte një javë e jashtëzakonshme për të. Çdo gjë që bën në fushë analizohet nga fundjava në fundjavë, dhe statistikat e tij janë të shkëlqyera. Nëse shëndeti ia lejon, ai mund të mbajë Dinamon dhe të bëjë diferencën për pjesën tjetër të sezonit”, nënvizoi Jakirovic.

Trajneri i Hull Cityt ka zbuluar arsyen pse Arbër Hoxha nuk u transferua në Angli këtë verë, duke treguar se kontrata ekzistuese me Dinamon e mbajti lojtarin në “Maksimiri”.

“Unë personalisht doja ta sillja Arbërin te Hull këtë verë, por u penguam nga embargoja dhe, duke pasur parasysh kontratën e tij ekzistuese me Dinamon, ai nuk mundi të vinte. Kjo tregon mjaftueshëm se çfarë mendoj për të”, deklaroi Jakirovic.

 Arbër Hoxha në top formë

Nga një lojtar që mund të kishte lëvizur te Hull City këtë verë, Hoxha u bë “raketa” e Dinamos, një histori sensacionale që po i jep jetë dhe emocion sezonit të ekipit nga Maksimiri. Pa dyshim, vjeshta e Dinamos i përket Arbër Hoxhës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit 

Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit 

13 November, 2025
Organizoi vjedhjen e tonelata drogë me vlerë miliona euro, kush është grupi që fshihet pas tentativës së rrëmbimit të kreut të bandës shqiptare

Organizoi vjedhjen e tonelata drogë me vlerë miliona euro, kush është grupi që fshihet pas tentativës së rrëmbimit të kreut të bandës shqiptare

13 November, 2025
Historike, Shqipëria në play-off të kampionatit botëror të futbollit 2026

Historike, Shqipëria në play-off të kampionatit botëror të futbollit 2026

13 November, 2025
Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit… në pritje të Anglisë në Tiranë

Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit… në pritje të Anglisë në Tiranë

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result