Djokoviç eliminohet nga Italian Open

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Holger Rune mposhti numrin 1 të botës në çerekfinalet e turneut 2-1 me sete

Novak Xhokoviç u eliminua nga turneu i Italian Open. Numri 1 i botës u mund në çerekfinalen e turneut nga Holger Rune. Danezi triumfoi 6-2, 4-6, 6-2 me sete ne nje ndeshje që zgjati dy orë e gjashtëmbëdhjetë minuta.

Ndeshja u ndërpre edhe nga reshjet e shiut, para përfundimit të setit të dytë.  Danezi e nisi me vrull takimin, duke e vënë në vështirësi derbin. Xhokoviç shfaqi probleme fizike, ndërkohë që në setin e dytë u detyrua të kërkonte ndihmë mjekësore, e gjithashtu mori një pilulë për dhembjet.

22 herë fituesi i Grand Slameve e shtoi ritmin dhe e fitoi setin e dytë. Por ai nuk i bëri dot ballë danezit në të tretin dhe doli nga fusha me dhe të kuq i mposhtur.

Rune përsëriti suksesin e një viti më parë në Paris Masters, ku mundi në tri sete Xhokoviçin. Serbi do t’i dorëzojë vendin e parë në renditjen botërore të tenistëve spanjollit Karlos Alkaraz para nisjes së turneit të Roland Garosh më 28 Maj.

Share This Article