Rritja e çmimit të naftës ka irrituar jo pak qytetarët. Ata e kanë zgjedhur të adresojnë shqetësimin e tyre në hapësirën e komenteve në faqen zyrtare të kryeministrit Edi Rama. Kryeministri, ka zgjedhur t’i përgjigjet një prej komenteve të shumta për këtë tematikë.
Një qytetar, kërkon nga kryeministri që të hiqet ose të zbritet taksa e naftës, duke treguar se në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut çmimi është shumë herë më i ulët.
Gjithashtu, qytetari paralajmëron se në këto kushte do të ketë protesta masive. Kryeministri i përgjigjet këtij komenti se qeveria nuk ka rritur energjinë, gjë që ka ndodhur sipas tij në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ai shton se ndodhemi në një situatë lufte e për këtë arsye, ankesat duhen lënë për më vonë.
Replikat e kryeministrit me qytetarët:
Qytetari: Hiqi taksat e naftes ose zbriti me 50% taksat e naftes aksizen te ulesh naften esht katastrofë njesoj esht rrit per te gjith po kosova e ka 1.60 euro maqedonia 1.20 euro .do perballesh me protesta nuk mundet ndryshe .
Rama: Flor Flor po energjine elektrike ta rrisim sic kane bere Kosova dhe Maqedonia, se me taksat po e mbajme pa e rritur?! Natyrisht jo, sepse ka nje fije logjike e gjitha dhe po e perseris edhe tjetren, Kosova, Maqedonia e te tjere e kane vec taksen e qarkullimit qe ne e kemi ne cmim! Por mbi te gjitha eshte kohe lufte prej verteti, prandaj duhen shtrenguar dhembet e ecur perpara, duke i lene per ca me vone ankesat sikur asgje s’ka ndodhur!