Milani merr në Napoli kreun e Serie A, vendos goli i Guiroud

albnews
By
1 Min Read

Milani arriti një fitore shumë të rëndësishme në përballjen me Napolin në transfertë, për t’u rikthyer sërish në kreun e renditjes dhe për të besuar akoma më shumë te titulli.

Sfida nisi me një ritëm të ulët në pjesën e parë, ku të dyja skuadrat nuk prodhuan shumë raste, por luajtën të mbyllura.

Gjithashtu Milani pati dhe një pretendim për një penallti me Benaser, por Orsato nuk e pa si të tillë.

Vetëm tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Kalabria lëshoi një goditje nga jashtë zone dhe Giroud e devijoi për ta dërguar topin në rrjetë.

Më pas Napoli u mundua të reagonte, por mbrojtja e Milanit ishte e vendosur mirë për të mos pësuar.

Kështu Milani ngjitet sërish në vendin e parë, ndërkohë që Napoli qëndron në vendin e tretë.

Share This Article