Do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025! Kush është ‘Shkodra Elektronike’?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kënga ‘Zjerm’ e kënduar nga ‘Shkodra Elektronike’ është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2025”.

Performanca e ‘Shkodrës Elektronike’ mori vlerësime të shumta si nga juria dhe nga vota e publikut dhe diaspora dhe grumbulloi 143 pikë në total.

‘Shkodra Elektronike’ është një grup muzikor i përbërë nga dy emigrantë shqiptarë të rritur në Itali, shumë larg qytetit të tyre, Shkodrës. Grupi është krijuar nga kantautori-producenti Kolë Laca dhe kantautorja Beatriçe Gjergji. Shkodra Elektronike, një duo elektronike shqiptare me banim në Itali, bëjnë ri-interpretim modern të këngëve tradicionale shkodrane.

Në nëntor 2019, ‘Shkodra Elektronike’ marrin pjesë në Luleborë 2019 me këngën “Ku E Gjeta Vedin”, videoklipin e të cilës e sjellin më 27 janar 2020. Më datë 22 tetor 2020 publikojnë videoklipin “Synin Si Qershia”. Më 4 prill 2023, sjellin videoklipin “Vaj Si Kenka Ba Dynjaja”, në bashkëpunim me Fanfara Tirana. Muzika e këngës dhe produksioni audio është realizuar nga vetë Shkodra Elektronike.

Share This Article