Do të furnizonte Evropën me 2.3 tonë kokainë, shqiptari arrestohet në Peru

albnews
By
1 Min Read

​Një shqiptar është arrestuar në Peru.

Ai cilësohej si koka e një bande e cila do ta furnizonte Evropën me 2.3 tonë kokainë.

Kadri Cjoci u prangos bashkë me italianin Pasquale Bifulco.

Në operacionin e policisë u arrestuan katër persona.

Peruanët Luis Alberto Narbasya Huayanay, 57-vjeç , të cilit iu sekuestruan 5 kilogramë 300 gramë kokainë, dy automjete dhe pajisje komunikimi, si dhe Elmer Cárdenas Ramírez , 56-vjeç, të cilit iu konfiskuan një armë gjahu, një pistoletë dhe një revole.

Banda merrej prodhimin, ruajtjen dhe transportin e ngarkesave të mëdha që kishin destinacion vendet e Evropës, siç është Gjermania dhe Italia.

Share This Article