“Rusia po kalon kohë të vështira”. Është ky pohimi që vjen nga vetë presidenti Vladimir Putin, që shton se vendi i tij nuk ka pasur kurrë kohë të lehta. Gjatë një ceremonie të ndarjes së çmimeve shtetërore në sallën Katerina të Kremlinit, lideri kërkoi nga rusët që të fuqizojnë ndjenjën kombëtare dhe patriotike, teksa foli për konfliktin në Ukrainë.
“Shpesh na thuhet dhe e dëgjojmë se Rusia ka nisur një lloj lufte. Unë u them jo. Rusia me një operacion special ushtarak, po përpiqet ta ndalojë këtë luftës që po zhvillohet kundër nesh, kundër njerëzve tanë, disa prej të cilëve për shkak të padrejtësive historike përfunduan jashtë kufijve të shtetit historik rus, por nuk kanë reshtur së qeni populli ynë. Rusia po bën gjithçka për t’i mbrojtur ata”, tha Putin.
Më kërcënues ishte toni i përdorur nga Dmitry Medvedev, numrit dy të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë. Ai tha se bota po i afrohet një apokalipsi bërthamor duke komentuar mundësinë që fuqitë perëndimore të ndihmojnë Ukrainën me avionët e fuqishëm të luftës, F-16. Medvedev komentoi edhe sulmet e raportuara në rajonin rus të Belgorod, duke nënvizuar se “sulmuesit meritojnë të zhduken nga faqja e dheut si minjtë”. Ushtria e Moskës ka njoftuar lidhur me ngjarjen se ka vrarë më shumë se 70 nacionalistë ukrainas.