Dosja ‘Babale’/ Salianji rrezikon burgun, Apeli shqyrton çështjen ndaj deputetit më 15 mars

albnews
By
1 Min Read

Më datë 15 mars gjykata e Apelit do të shqyrtojë vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, për deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji, i cili është shpallur fajtor për veprën penale ‘kallëzim të rremë’ dhe dënuar me 1 vit burgim.

Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun.

Salianji u shpall fajtor për veprën penale ‘kallëzim i rremë’ në lidhje me çështjen “Babale” dhe u denua me nje vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë. 

Share This Article