Dr. Kalo: Fillimi i vaksinimit ndaj Covid ditë e shënuar, fundi i tunelit nuk është larg

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tritan Kalo, mjeku i njohur infeksionist, pas vaksinës një ditë më parë e ka cilësuar nisjen e vaksinimit një hap shumë të rëndësishëm në luftën kundër këtij virusi të rrezikshëm.

Ndërkohë Kalo përmes një postim në rrejtin social Facebook shkruan se vaksinimit anti-Covid në vendin tonë shënon fillimin e përfundimit të pandemisë, ndërsa apelon për vijimin e respektimit të masave nga qytetarët.

Postimi i plotë:

Kohë kovidiane….11.01.2021…Një ditë për tu shënuar….Fillimi i Vaksinimit ndaj Infeksionit të shkaktur prej virusit Sars-C0v2/Covid-19…1- Imunizimi i deritashëm aktiv i popullatës nga kalimi i Covid-19, 2- masat dobiprurëse të MDH = Maskë + Distancim + Higjenë dhe tashmë 3- Imunizimi pasiv përmes Vaksinimit të Popullatës, po ndërtojnë fuqishëm një “trekëndësh barabrinjës” sipërfaqia e të cilit me siguri që do të kufizohet gradualisht, duke shpënë në “asfiksimin” përfundimtar të Pandemisë nga Sars-Cov2/Covid-19 brënda tij….Parashikimet e Protagonistëve gjithollogë për përfundimin e Pandemisë në mesin e muajit Maj, më pas në mesin e muajit Korrik 2020, apo në mos shtimin e rasteve pas 15 Shtatorit 2020, nuk rezultuan në gjë tjetër përveçse në “një flluskë pseudoshkencore irrealiste”….

Shpresoj që tash e tutje “aralla e gjithollogëve” të mos rilëshohet “në detin e teorive konspirative”, e të pengojë me mendimet e tyre kofuzion-ndjellëse zgjerimin e fushatës së sapo-filluar të Vaksinimi ndaj Sars-Cov2/Covid-19….Vaksinimi personal sjedh më shumë besueshmëri në popullatë për këtë proçes….

Nga sot kemi me siguri fillimin e përfundimit të pandemisë…Vijimi i kujdeshëm i respektimi të MDH pavarësisht Vaksinimit, duke marë në konsideratë edhe ata që tashmë e kanë kluar këtë “flamë mbarëbotërore”, me siguri do të krijojnë premisat që vera e vitit 2021 të mos jetë si vera e vitit 2020, por “më e ngrohtë në lirishmërinë” e lëvizjes së popullatës, një verë si gjithë verat para-pandemike….Durim e shpresë se fundi i tynelit nuk është shumë larg dhe i pa mbritshëm…Together forever!!!

KOHË KOVIDIANE….11.01.2021…Një ditë për tu shënuar….Fillimi i Vaksinimit ndaj Infeksionit të shkaktur prej virusit…

Share This Article