Drafti “Rama” për Asociacionin, Arben Çejku: Presion i SHBA ndaj Kurtit përmes Shqipërisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Intervistë me Merita Haklajn, diplomati Arben Çejku foli dhe për draftin e hartuar nga kryeministri Rama për Asociacionin e komunave me shumicë serbe që tashmë iu është dorëzuar dhe vendeve partnere.

Sipas ish-ambasadorit do të ishte më fer nëse Rama do t’ia kishte dorëzuar këtë dokument edhe Kosovës, teksa i cilësoi deklaratat e fundit të kryeministrit si një presion ndaj Albin Kurtit nga SHBA përmes Shqipërisë.

“Që të jem realist marrëdhëniet Kurti-Rama janë të pakuptueshme. Njëherë luajnë me duar, njëherë nduken dhe njëherë me mbledhje false pa produkt. Nuk i dimë marrëdhëniet si janë personale dhe shtetërore. Dokumenti që ka përgatitur Rama do të duhej t’i ishte dorëzuar më parë dhe Kosovës dhe ndërkombëtarëve. SHBA-të duke na konsideruar partnerë e kanë kuptuar situatën e vështirë  ku ndodhesin negociatat me Kosovën, mendoj se e kanë përdorur Shqipërinë për të ushtruar presion mbi Kurtin. Unë nuk besoj se dokumenti i propozuar nga Rama garanton zgjidhjen teknikisht në terren, por mendoj se ishte një mesazh që edhe Shqipëria nuk po pajtohet me Kurtin dhe kjo u duk nga përgjigja ironike e këtij të fundit. Dhe më pas u anulua dhe mbledhja e dy qeverive, si një lloj dëshmie, që Shqipëria nuk pajtohet. Për sa kohë që Shqipëria rreshtohet me SHBA dhe NATO, mendoj se është në rrugën e mbarë. A përkëdhelet faktori serb? Kjo është çështje tjetër”, tha Çejku.

Share This Article