Drejt Anglisë/ Shqiptarët përjetojnë tmerr dhe rrezikojnë mbytjen, u dëmtua motori i gomones

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grup shqiptarësh kanë rrezikuar të mbyten në tentativën për të shkuar në Angli me gomone. Papritur një nga motorët është dëmtuar dhe gomonia ka ndaluar. Dallgët ishin të forta dhe shqiptarët rrezikonin që të mbyteshin. Në gomone kishte edhe fëmijë të vegjël.

Ndërkohë mediat franceze kanë raportuar për ngjarjen e cila ka ndodhur në 29 qershor.

Një shtetas shqiptar, i cili ka qenë në gomone është shprehur se kanë qenë shumë me fat që kanë shpëtuar.

Ai tregon se dy djem u hodhën në det dhe për pak u mbytën, por u shpëtuan nga autoritetet franceze.

Share This Article