Plumba mbi vëllain/ Konfliktet mes vëllezërve që në Angli, si degjeneroi përplasja në Radhimë, biseda e fundit para se…

 17,280 total views,  1 views today

Një konflikt i vjetër që as gjaku i njëjtë nuk ka mundur ta shuajë, ai mes dy vëllezërve Kondi në Vlorë, të cilët ditën e djeshme u bënë protagonist të një sherri që solli dhe zbrazjen e armëve.

Pronari i një plazhi në zonën e Radhimës Eduard Kondi ka pasur konflikte me vëllain e tij Benjamin Kondi që në Angli.

Eduardi qëlloi dje me armë vëllain e tij Benjaminin, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Pas ngjarjes autori i dyshuar u largua.

Mësohet se ky i fundit ishte kthyer prej pak ditësh nga Anglia dhe si dje, ashtu dhe pardje kishte shkuar në lokal për të konsumuar kafe.

Prezenca e tij kishte shqetësuar vëllain, i cili dje e ka pyetur se përse kishte shkuar sërish dhe kishte nxjerrë armën duke qëlluar në ajër. Autori i dyshuar është arrestuar disa orë më vonë nga policia.