Adriana Fishta-Bejko tregon sesi ndikojnë ndryshimet në mësimdhënie për prindërit në vendin ku jeton dhe cilat janë vështirësitë që hasin prindërit emigrantë lidhur me edukimin e fëmijëve e si mund të kapërcehen ato.
Anëtarja e Këshillit Koordinues të Diasporës dhe Drejtoresha e Shkollës Shqipe “Foleja e Shqiponjave” në Calgary të Kanadasë, Dr. Adriana Fishta-Bejko bën një analizë të situatës së mësimdhënies nën ndikimin e pandemisë dhe masave kufizuese të marra për shkak të saj.
Ajo flet për problematikën e mësimdhënies online, si ndikojnë ndryshimet në mësimdhënie për prindërit në vendin ku jeton dhe cilat janë vështirësitë që hasin prindërit emigrantë lidhur me edukimin e fëmijëve e si mund të kapërcehen ato.
Çdo prind është i preokupuar për edukimin e fëmijëve të tij, në mënyrë të veҫantë, gjatë këtyre kohëve të karantinës kur shkollat janë të mbyllura dhe barra e mësimdhënjes bie më shume mbi prindrit. Vështirësitë janë të ndryshme në familje të ndryshme; disa nga ne duhet të shkojmë në punë, por nuk kemi ku t’i lemë fëmijët sepse shkollat dhe kopështet janë të mbyllura. Disa prindër të tjerë mund të jenë të mbyllur në shtëpi me fëmijët për 8 javë(dhe më shumë) dhe në të njëjtën kohë u duhet të bëjnë « home schooling », në një kohë kur prindërit vetë nuk kanë qenë asnjëherë mësues. Kjo situatë i bën ditët e karantinës edhe më interesante, ndoshta edhe i mbushin këto ditë me shqetësime dhe vështirëse jo të pakta.
Sikur të mos mjaftojë kjo, në Kanada sistemi arsimor është shumë i ndryshëm nga ai i Shqipërisë, Kosovës apo Maqedonisë së Veriut ku janë edukuar vetë prindërit. Gjithashtu, sistemi arsimor është shumë heterogjen sepse ҫdo provincë merr vendimet e saj për mbarvajtjen e arsimit në province, pavarësisht nga ajo që ndodh në një province tjetër. Kjo ndodh sepse ligjet e federalizmit Kanadez, nuk e lejojnë qeverinë federale (në Ottawa) të marrë vendime për ҫështjet e arsimit për të gjithë Kanadanë, pasi arsimi nuk është në nomenklaturën e qeverisë federale, por të asaj provinciale. Në fakt, ministritë e arsimit funksionojnë vetëm në seicilën nga 10 provincat dhe Kanadaja nuk ka një ministri arsimi federale në Ottawa. Pra, gjëndja e arsimit për vitin shkollor 2020-2021 ëshë shumë e pastabilizuar, por le të ndajmë me ju ҫfarë kemi mësuar deri tani nga burimet zyrtare. Ky informacion mund të ndryshojë në baze të zhvillimeve dhe gjetje të reja që do të japin shkencëtarët e fushës së mjeksisë për COVID-19.
Pyetje: Si do te zhvillohet mësimi në shkollat tona për vitin shkollor 2020-2021?
Përgjigje: Për momentin parashikohet që mësimi në Shtatorin 2020 do të jetë shumë ndryshe nga vitet e mëparëshme. Viti shkollor do të filloje me rregulla të reja që do të kërkojnë:
a) distancim social; b) veshje mbrojtëse për nxënësit dhe mësuesit; c) vajtje në shkollë me “turne” etj.
Ministrja e Arsimit e Albertës, Adriana LaGrange, njofton publikun për ndryshimet e mundëshme në shkollat e Albertës për vitin e ardhëshëm shkollor. Ajo thekson se është e sigurtë që shkollat e Albertës NUK do të hapen deri në Shtator 2020. Kjo do të thotë që prindërit duhet të përgatiten të luajnë rolin e mësuesit për muajtë Maj dhe Qershor të këtij viti shkollor. Kjo detyrë nuk është e lehtë për prindërit, në mënyrë të veҫantë për familjet me fëmijë të rritur pasi si kërkesat për lëndët e ndryshme, ashtu edhe niveli akademik e gjuhës Angleze të kurrikulës apo teksteve e bën të vështirëdhënjen e ndihmës për të cilën kanë nevojë nxënësit tanë.
Pyetje: A do të n’a lehetësojë këtë gjëndje viti i ardhshëm shkollor?
Përgjigje: Edhe viti tjetër shkollor duket se do të n’a shkaktojë të tjera dhimbje koke. Viti shkollor 2020-2021 do të fillojë me shumë kufizime për aktivitetin e shkollave tona. Ministrja LaGrange n’a jep tre skenare të mundëshme që po diskutohen për vitin e ardhshëm. Të tre këto skenare janë vetëm propozime për momentin dhe janë duke u diskutuar nga specialistët dhe shoqatat e prindërve, para se të merren vendimet përfundimtare. Ato janë:
SKENARI #1 -kthimi në shkolla në mënyrë normale, siҫ ishin përpara pandemisë. Ky duket një skenar i rrezikshëm pasi mund të shoqërohet me një vale serioze të infeksionit me virusin COVID-19.
SKENARI #2 – kthimi në shkolla me kufizimet e përmendura. Ky skenar duket i mire në letër, por shumë i vështirë për t’u zbatuar pasi shkollat kanë të regjistruar një numër nxënësish mbi kapacitetet e tyre. Kjo e bën të pamundur distancimin social.
SKENARI #3 – të vazhdohet me mësimin online me ndihmë nga mësuesit. Ky variant paraqet shumë vështirësi pasi prindërit nuk kanë mundësi të ndihmojnë apo të monitorojnë përparimin e fëmijëve në shkollë.
Pyetje: Cili skenar duket me i mundëshëm për Statorin 2020?
Përgjigje: Nga diskutimet e deritanishme dhe mbështetur në faktin se nuk pritet të kemi vaksinë për coronavirus deri në 2021, duket shumë e mundëshme që SKENARI #2 do të jetë më i mundëshmi. Para, nxënësit do të kthehen në shkolla por do të ketë shumë mënyra të prera për të evituar shpëndarjen e virusit. Ministrja është e gatëshme të ndryshohen ditët e mësimit në “turne të ndryshme” (paradite dhe mbasdite) ose ditë ndryshme të javës për klasa të ndryshme për të mundësuar distancën nga bankat në klasa. Gjithashtu, si mësuesit edhe nxënësit do të mbajnë maska në shkollë.
Pyetje: Cili është mendimi i prindërve për këtë ҫështje?
Përgjigje: Shoqatat e prindërve kanë shumë rezerva për mundësinë e distancimit social në shkolla ku klasat kanë 35-40 nxënës, apo në autobuzat e shkollave. Gjithashtu, do të jetë shumë e vështirë që të mbahen nxënësit larg nga njeri tjetri, në mënyrë veҫantë fëmijët e shkollave fillore. Si do të binden ata që të mos i afrohen apo të prekin njëri tjetrin? Deri tani mendohej që fëmijët e infektuar nga virusi COVID-19 e kalojnë më lehtë sëmundjen, por si do të edukohen fëmijët për higjenën personale, (larjen e duarve etj.) që të mos sjellin virusin në shtëpi nga shkolla?
Pyetje: Cila është përvoja e deritanishme nga vendet e tjera?
Përgjigje: Shembulli i provincave të tjera do të japë mësime në këtë drejtim. Për shembull, Quebeku ka vendosur që shkollat të ri-hapen javën e ardhëshme por në baza vullnetare dhe në Shtator me detyrim. Por nxënësit nuk do të lejohen të dalin nga klasat apo të levizin nga bankat kur janë në shkollë. Gjithashtu, nuk do të lejohen lëndë të tilla si fiskulturë, muzikë, drama etj.
Pyetje: Cila është përvoja e Albertës me mësimin online deri tani?
Përgjigje: Alberta është duke bërë mësim online per 8 jave deri tani, por mësuesit raportojnë që pjesmarrja e nxënësve në këto mësime është shumë e ulët për shumë arsye. Shumica e nxënësve përfundojnë vetëm 20%-50% të detyrave të dhëna dhe një numër i konsiderueshëm i kanë abandonuar klasat virtuale plotësisht. Në këto kushte, pavarësisht se ҫfarë skenari i ri do të zgjidhet për shkollat tona, detyra dhe përgjegjësia e prindërve për mbarëvajtjen e fëmijëve në shkollë merr përmasa të reja pas periudhës së koronavirusit. Pas kthimit në gjëndje normale të shkollave, mësuesit do të vazhdojnë me kurrikulat e një niveli më lart, pavarësisht nëse fëmija juaj ka krijuar boshllëqe gjate periudhVs së mësimit online……… kërkesat e provimeve nuk do të ndryshojnë…. Kriteret e pranimit në universitet nuk do të ndryshojnë.
Pyetje: Më konkretisht me ҫfarë problemesh do të përballen prindërit shqiptar në diaspore?
Përgjigje: Në mënyrë të veҫantë për prindërit e komunitetit shqiptar në Kanada, detyrat si prind vështirësohen edhe më shumë për disa arsye. Nga studime të ndryshme shkencore të bëra me emigrantët del se 89% e emigrantëve pohojnë se arsyeja kryesore e ardhjes në emigracion është “për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre”. Dhe kjo është një arsye shumë legjitime për ҫdo prind që kërkon që fëmija i tij të ketë një jetë të lumtur. Problemi është se në një vend të zhvilluar si Kanadaja, suksesi dhe lumturia e individit në jetë varen në mënyrë direkte nga niveli arsimor i individit. Pra, suksesi në shkollë, në pjesën më të madhe të rasteve, do të thotë sukses në punë dhe në jetë.
Komuniteti shqiptar në Kanada përballet me një problema serioz – mësimi në shkolla në Kanada bëhet në gjuhën Angleze/Frënge dhe fëmijet tanë duhet të përballojnë një farë « konkurimi » për rezultate të larta në shkollë me fëmijë që zotërojnë gjuhën Angleze/ Frënge si gjuhën e nënës. Shumë emigrantë nuk kanë mundësi të shkojnë në shkollë për të mësuar gjuhën Angleze/Frënge sepse u duhet të fillojnë direkt punë për të mbajtur familjen. Në rastin më të mirë, emigranti e « vjedh » gjuhën gjatë punës dhe mëson kryesisht një gjuhë shumë të kufizuar sa për të mbijetuar në nevojat minimale të përdorimit të gjuhës së përditëshme. Por kjo përbën një problem serioz për mbarëvajtjen e fëmijës në shkollë në përgjithësi, por në mënyrë të veҫantë në kushtet e karantinës që kërkohet që prindi të luajë rolin e mësuesit. Prindërit flasin një gjuhë Angelze/ Frënge minimale, por kjo nuk është gjuha e mjaftueshme që kërkohet për të arritur rezultate në shkollën Kanadeze.
Pyetje: Si ndikon kjo mungesë e njohurive të sakta të gjuhës së prindit tek fëmija?
Përgjigje: Studimet shkencore tregojnë se fëmija, sidomos brezi i dytë i emigranteve, megjithëse “tingëllon” pa aksent dhe shumë afër të të folurit të një fëmije kanadez, në fakt ka një fjalor shumë të kufizuar në krahasim me shokët e klasës. Kjo e vendos fëmijën në një disavantazh akademik prej 9000 fjalësh akademike kur fillon klasën e parë. Ky disavantazh gjuhësor rritet me 1000 fjalë të tjera akademike që i mungojnë për ҫdo vit të ri shkollor. Kjo ndodh sepse fëmija nuk ekspozohet me një fjalor akademik (që i kërkohet të dijë nga shkolla dhe tekstet) apo me struktura e koncepte të reja gramatikore të komplikuara jashtë shkollës. Rezultati – disavantazh akademik që do te pengojë realizimin e ëndrrave të fëmijëve dhe prindërve për një jetë më të mirë në Kanada.
Ne kushtet e COVID-19 dhe të shkollave të mbyllura, ky problem bëhet edhe më serioz. Mësimi online kërkon që prindërit të ndihmojnë direkt në arritjet e fëmijëve të tyre në shkollë. Problemi? Prindërit ndodhen në kushte të vështira pasi nuk kanë as nivelin gjuhësor, as njohuritë në fushën e mësimdhënjes dhe as njohuritë e përdorimit të kompjuterit (Facebook, what’s up nuk mjaftojne) për të kryer këtë « detyrë » të re që jeta e karantinës n’a jep si përgjegjësi të re ndaj fëmijëve tanë. Vetëm pagesa e mortgage apo qerasë, blerja e ushqimeve dhe veshjeve apo celularëve, për ҫudi nuk konsiderohet më të mjaftueshme! Ḉfarë duhet të bëjnë prindërit e shkretë?!
Pyetje: Vërtetë, ҫfarë duhet të bëjmë?
Përgjigje: Në Shkodër për të treguar sa e vështirë është detyra e prindit, përdorin një fjalë të urtë « me ҫue një fëmijë në kambë, është si me hapë një pus me gjylpanë ». Por, në këto kushte që po gjendemi duket sikur prindërit emigantë nuk do të hapin “pusin me gjylpanë”; por do të hapin një “tunel malor” duke u kthyer në njohës të matematikës, letërsisë, kimisë, sociologjisë……të gjitha në një gjuhë akademike të huaj për të ndihmuar fëmijët që po e bëjnë shkollën online. Kjo punë e prindit bëhet edhe më e vështirë kur fëmijët janë në shkollat 9 vjeҫare apo të mesme. Në këto nivele, prindi duhet t’i ndihmojë fëmijët të shkruajnë essays apo të identifikojnë onomatopeia, personifikimin, acrostic poem etj. Detyrë shumë e vështirë.
Pyetje: Ḉfarë mund të bëj unë si prind për të ndihmuar fëmijën tim në këto kushte të reja?
Përgjigje: Nuk ka një përgjigje të lehtë për këtë pyetje. Në këto kushte të reja, ҫdo prind emigrant duhet të re-formojë listën e prioriteteve dhe përgjegjësive të tij si prind. Familjet tona do të fillojnë të « përqafojnë » gjëra të reja në mënyrat se si punojnë me fëmijët: të bëjnë « bedside story reading » pjesë të rutinës para gjumit me fëmijët e vegjel, apo vendosjen e një orari studimi në shtëpi (kur mbyllen celularet dhe televizori dhe prindi ulet pranë fëmijës për të bërë bashkë detyrat në kompjuter) për fëmijët më të rritur. Ndoshta, në vend te ҫuarjes së fëmijëve në pishinë apo hockey, t’i rregjistrojë fëmijët dhe vehten në kurse për të mësuar Anglishten/Frëngjishten akademike. Një mënyrë tjetër për të « aftësuar » vehten për të kontribuar në mbarëvajtjen e fëmijës në shkollë do të ishte njohja e kurrikulum të shkollës së provincës ku jetoni duke hulmtuar website të Ministrisë së Arsimit, të distriktit të shkollës apo të lëndës që fëmija po studjon. Të gjitha këto detyra shumë të vështira por të domosdoshme për funksionimin normal të fëmijëve tanë në shkollat e pas-COVID-19 i shtohen numrit jo te vogël të përgjegjësive të vjetra të ҫdo prindi. Alternativa? – Po të jeni me fat, të gjeni mësues online dhe t’i paguani që te ndihmojnë fëmijët tuaj.
Fatkeqësisht, COVID-19 do të jetë një bashkëudhetar i ynë i pakëndëshëm për të paktën 2 vjet të ardhëshme dhe ne duhet të përgatitemi që fëmijët tanë të mos “paguajne” për këtë pandemi me rezultate të ulta në shkollë. Nuk është e lehtë, por e mundur po të dalim paksa nga zona jonë e “komfortit” për hir të fëmijëve tanë. Sëbashku do t’a përballojmë edhe këtë vështirësi që kemi përpara. Po të keni pyetje, mos hezitoni të kontaktoni 12dracana@gmail.com
Marrë nga albcanyyc.org