Drejtori i Policisë së Kosovës: Sulmet në veri të motivuara dhe orkestruara nga Serbia

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media të enjten ka paraqitur të arriturat e këtij institucioni për vitin 2023.

Para gazetarëve, Hoxha ka thënë se situata e sigurisë së Kosovës në përgjegjësi për gjatë këtij viti ka qenë e qetë, përveç në veri të Kosovës ku siguria ka qenë e brishtë për shkak të sulmeve nga grupeve kriminale e terroriste në atë pjesë.

Drejtori i Policisë ka përmendur protestat e dhunshme në komunat veriore, ku janë sulmuar pjesëtarët e KFOR-it, gazetarët e qytetarët.

Duke u ndalë në këtë konstatim po nxjerrim disa prej sulmeve dhe rasteve konkrete. Janë protestat dhe sulmet e dhunshme të grupeve kriminale që kanë ndodhur në katër komunat veriore me rastin e hyrjes së kryetarëve në objektet komunale, ku janë sulmuar policia, pjesëtarët e KFOR-it, gazetarët e qytetarët. Ka disa sulme të kryera gjatë këtij viti nga shteti serb, që na kanë çuar deri në këtë konkludim. Protestat, sulmi ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës, gazetarëve, qytetarëve, kidnapimi i policëve nga strukturat e policisë serbe me 29 Maj, pastaj sulmi terrorist në fshatin Banjskë. Të gjithë e dimë betejën e Banjskës dhe suksesin e Policisë së Kosovës në ketë sulm”, ka thënë ai.

Hoxha ka përmendur edhe operacionet policore për hetimin e zbulimin e parave të falsifikuara dhe falsifikim të dokumenteve.

Share This Article