Bardheblutë si market, pas Hilës Elbasani kërkon lojtarin e radhës nga Tirana

albnews
By
1 Min Read

Akademia e Futbollit Elbasani (AF Elbasani) po bën një sezon të shkëlqyer në Kategorinë e Parë të futbollit në Shqipëri. Të ndodhur tre pikë pas liderit Bylis, në Elbasan po kërkojnë të forcojnë ekipin.

Trajneri Nevil Dede ka piketuar edhe emrat që i duhen për vijimin e garës, sigurimin e një prej dy vendeve të para dhe ngjitjen në Superligë. Pasi bindën Ardit Hilën për t’u ritkhyer në vendlindje, duke lënë Tiranën, tanimë edhe Bruno Lulaj është në dëshirat e drejtuesve.

Mbrojtësi i Tiranës ka marrë minutazh të rëndësishëm këtë sezon dhe ende nuk e ka vendosur të ardhmen, por te AF Elbasani e kanë vendosur në plane për merkaton e janarit.

Share This Article