Drejtuesit e BE nuk pajtohen për paketën e shpëtimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtuesit e BE nuk kanë arritur të bien dakord për një fond rigjenerimi prej 750 miliardë eurosh (676 miliardë pound; 840 miliardë dollarë) për krizën e koronavirusit, por Gjermania i quajti bisedimet “konstruktive”.

Kancelarja Angela Merkel tha: “Urat, që duhet të ndërtojmë janë të mëdha, është e vërtetë, por ishte një diskutim në një atmosferë shumë konstruktive”.

Disa vende të Evropës veriore kundërshtojnë planin për të paguar 500 miliardë euro në grante të BE-së. Në vend të kësaj ata insistojnë për kredi.

Italia dhe Spanja, vendet e goditura më keq nga Covid-19, do të merrnin paketat më të mëdha të ndihmës.

Ishte një samit i organizuar online, por bisedimet e mëtejshme në korrik, shpresohet se do të jenë ballë për ballë./BBC

Share This Article