Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe, kanë njoftuar Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara të njohura si USAF.

Incidentet përfshinin “mjete fluturuese të vogla të paidentifikuara” që u panë gjatë nga 20 deri në 22 nëntor, mbi bazat e forcave ajrore britanik Feltwell në Norfolk dhe Lakenheath e Mildenhall.

Nuk dihet nëse dronët konsideroheshin kërcënim sipas forcave ajrore amerikane që shfrytëzojnë bazat britanike.

Ata gjithashtu theksuan se kanë të drejtën të “mbrojnë” sistemet e instaluara, por nuk treguan nëse ndonjë mekanizëm mbrojtës është përdorur.

“Aktivitetet e dronëve janë monitoruar, dhe është përcaktuar se asnjë prej tyre nuk ka ndikuar tek banorët e bazës apo në infrastrukturën kritike”, u tha ndër tjera nga ushtria amerikane.

Share This Article