Asda bëhet supermarketi i parë që ofron vaksinat anti-Covid-19 ne Britani

 436 total views,  1 views today

Asda bëhet supermarketi i parë që ofron vaksinat anti-Covid, kapaciteti i mundshem mund te arrije deri 250 doza në ditë, shtatë ditë në javë.

Supermarketi tha se u zgjodh nga NHS Anglia për të operuar një qendër vaksinimi nga një prej farmacive të saj në dyqane në Birmingham dhe do të administrohet nga stafi i kualifikuar i Asda.

Asda do të shndërrojë seksionin e veshjeve George në një qendër vaksinimi e cila do të funksionojë gjatë gjithë javës nga 08:00 deri në 8:00.

Roger Burnley, CEO dhe President i Asda, tha: “Ne jemi tepër krenarë që ofrojmë këtë shërbim dhe jemi të lumtur të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar NHS dhe Qeverinë të përshpejtojnë përhapjen e programit të vaksinimit.”

“Asda Pharmacy” eshte aprovuar për të ofruar vaksinën Pfizer / BioNTech.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •