ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus 12 hours ago
Shpërthimi me tritol në Vlorë/ Lënda plasëse në portën e banesës së nënës së Gentian Zotos 12 hours ago
U kapën me 47 kg kanabis në makinë/ Arrestohen dy shqiptarët në Igumenicë 12 hours ago
Vrasja e biznesmenit, policia njoftim zyrtar: 43-vjeçari u gjet i vrarë në automjetin e parkuar 12 hours ago
DETAJE/ Vrasja e biznesmenit të karburantit në Elbasan, u qëllua me dy plumba në kokë në makinë! 12 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Dua Lipa e zbuloi sekretin e shëndetit dhe mirëmbajtjes së trupit

albnews by albnews
22 April, 2022
in Bota, UK
0
Dua Lipa e zbuloi sekretin e shëndetit dhe mirëmbajtjes së trupit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ylli i njohur i muzikës pop, Dua Lipa, e pranon se nuk han ushqim pas orës 18:00, teksa e zbuloi sekretin prapa shëndetit dhe mirëmbajtjes së trupit.

RelatedPosts

Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus

Më shumë se 600 të vdekur në Indonezi dhe Tajlandë pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut – dhe Sri Lanka raporton më shumë se 200 vdekje nga cikloni

Lufta e fundit në Ukrainë: Rubio thotë se u zhvillua një takim ‘shumë produktiv’ për bisedimet e paqes midis SHBA-së dhe Ukrainës

Këngëtarja 26-vjeçare ka folur publikisht për rutinën e saj që e ndihmon t’i ruaj format e mrekullueshme trupore, duke treguar edhe orën e saktë kur han ushqim.

Gjatë intervistës për podcastin, “At Your Service”, Lipa tha: “Unë nuk ha ushqim pas orës 18:00… Kur konsumoj gjëra në orë të vona, trupi im nuk funksionon mirë dhe duhet shumë kohë për ta përpunuar ushqimin. Kështu që, kujdesem të konsumoj shumë ujë për shkak të lëkurës sime, marr vitamina dhe Omega 3. Kohë pas kohe agjëroj dhe mendoj se të gjitha këto së bashku i bëjnë mirë trupit dhe lëkurës sime”.

Ylli i hitit “Hotter Than Hell” e cila me prejardhje është nga Kosova, e pranoi se kultura në të cilën janë rritur prindërit dhe familja e saj e kanë bërë shumë punëtore, prandaj edhe nuk di të ndalojë së punuari edhe gjatë natës.

 “Ekziston një thënie në gjuhën shqipe ku thuhet, ‘Punën e sotme mos e lër për nesër’. Unë jetoj me këtë shembull. Prandaj punën time e shoh si angazhim 24 orësh. Përderisa të kem flutura dhe emocione, pavarësisht se nganjëherë frikësohem shumë kur dal në skenë për të performuar, megjithatë e di që jam në vendin e duhur për mua”.

Në të kaluarën, Dua e kishte pranuar se ishte dashuria për punën që e ka mbajtur atë kaq të angazhuar, dhe se ndihej jashtëzakonisht fatlume që çdo ditë ka mundësi ta bëjë punën që e dashuron.

 “Mendoj se merita e gjithë suksesit tim është dashuria që e kam ndaj punë sime. Ndihem shumë me fat që po bëj diçka që kam ëndërruar gjatë gjithë jetës. Hobi im është puna ime, kjo nuk do të thotë se nuk ka gjëra të vështira që lidhen me këtë profesion, ka orare të çmendura çka më pengon të kaloj kohë të mjaftueshme në shtëpi. Por, falë kësaj pune, unë mund të bëj gjithçka që kisha imagjinuar dhe më shumë, gjëra që as nuk e dija se do të ishin të mundshme për mua, si për shembull mundësia për të performuar në Ligën e Kampionëve të UEFA-s. Nuk e kisha menduar kurrë se do ta shihja veten përballë një numri aq të madh të tifozëve të futbollit. Është vërtet emocionuese dhe mezi pres ta shoh se çfarë gjërash të reja do të m’i sjell kjo karrierë në të ardhmen. Jam vërtetë shumë mirënjohëse për gjithçka”, kishte deklaruar Lipa.

Këngëtarja me famë botërore e cila ka shënuar suksese rekordthyese me albumin e saj të dytë “Future Nostalgia”, aktualisht është duke realizuar turne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili pastaj do të vazhdojë edhe nëpër qytete të ndryshme të Evropës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus

Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus

30 November, 2025
Shpërthimi me tritol në Vlorë/ Lënda plasëse në portën e banesës së nënës së Gentian Zotos

Shpërthimi me tritol në Vlorë/ Lënda plasëse në portën e banesës së nënës së Gentian Zotos

30 November, 2025
U kapën me 47 kg kanabis në makinë/ Arrestohen dy shqiptarët në Igumenicë

U kapën me 47 kg kanabis në makinë/ Arrestohen dy shqiptarët në Igumenicë

30 November, 2025
Vrasja e biznesmenit, policia njoftim zyrtar: 43-vjeçari u gjet i vrarë në automjetin e parkuar

Vrasja e biznesmenit, policia njoftim zyrtar: 43-vjeçari u gjet i vrarë në automjetin e parkuar

30 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result