Dua Lipa nominohet në dy kategori në MTV Video Music Awards 2023

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Artistja shqiptare me rekorde ndërkombëtare, Dua Lipa, po ashtu është nominuar në dy kategori në MTV Video Music Awards 2023.

Bukuroshja nga Kosova u nominua për ‘Këngën më të mirë pop’ për “Dance The Night” si dhe për ‘Këngën me koreografinë më të mirë’, e cila u realizua nga Charm La’Donna.

Kjo është publikuar në InstaStory nga vet Dua, me t’u publikuar lista e plotë e nominimeve.

Foto: Instagram

Ceremonia vjetore pritet të mbahet më 12 shtator në “Prudential Center” në New Jersey.

Përveç Lipës, në MTV VMAs të këtij viti u nominua edhe Bebe Rexha për ‘Bashkëpunimi më i mirë’ për këngën “I’m Good (Blue)” në duet me David Guettan.

Foto: Getty Images

Sivjet ka kryesuar me më së shumti çmime Taylor Swift, me gjithsej tetë në kategori të ndryshme.

27-vjeçarja në 2021 ishte shqiptarja e vetme që u nominua në katër kategori. /Telegrafi/

Share This Article