Duhet të shlyejë edhe 6 muaj burg, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës

albnews
By
1 Min Read

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e ish kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro për shtyrje të ekzekutimit të dënimit me 6 muaj e 10 ditë burg, deri sa të shprehet Gjykata e Lartë.

Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtare Etleva Deda, e cila pasi dëgjoi qëndrimin e avokatit mbrojtës dhe të prokurorit të çështjes, vendosi të mos pranojë kërkesën.

Në shkallën e tretë të gjyqësorit, Goro ka bërë rekurs për vendimin e Apelit të Posaçëm, i cili la në fuqi vendimin e GJKKO për dënimin e Goros me 2 vite burg, ku për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u reduktua në 1 vit e 4 muaj heqje lirie.

Pak javë më parë, Apeli shpalli vendimin e fajësisë për ish kryebashkiakun dhe pas përllogaritjeve të ditëve të burgimit për këtë dosje, SPAK urdhëroi rikthimin e Goros në qeli.

Jorgo Goro u arrestua më 23 mars të 2024-ës, ndërkohë që për dënimin e parë, ku u akuzua për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie, ai u lirua më 29 gusht të vitit të kaluar.

Share This Article