Durrës – Një viktimë nga moti me reshje, një 43-vjeçar ra në kontakt me rrymën elektrike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Screenshot

Nga moti i keq me reshje që përfshiu vendin kryesisht gjatë orëve të natës, një person humbi jetën, ndërsa disa rrugë u përmbytën.

Në Durrës, një 43-vjeçar dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike duke kaluar në rrugën e përmbytur në lagjen nr. 6 të qytetit. 43-vjeçari ishte në rrugë duke ecur dhe duke iu shmangur pellgjeve me ujë, kur u mbajt tek një shtyllë e tensionit të lartë, e cila dha shkarkesë elektrike, duke i shkaktuar vdekjen.

Grupi hetimor është duke punuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që edhe ekipi i emergjencave civile dhe zjarrfikëses kanë nisur punën për të larguar ujin nga zonat më të prekura. 

Share This Article