Dvorani kampion i drejtësisë, Meta me tone të larta: Fletëlavdërimet e Ramës si ato të Partisë së Punës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta i pyetur nga gazetarët gjatë konferencës për raportin e DASH për ish-kreun e KED, ku u cilësua si kampion i luftës ndaj korrupsionit.

Meta ka thënë se kryeministri ka nxjerrë fletëlavdërim për sukseset e tij, ndërkohë që i krahason me ato të Partisë së Punës.

Meta: Nëse dje kryeministri ka nxjerrë një fletë lavdërimi për antikorrupsionin e tij dhe sukseset,  kjo është një gjë që nuk më habit, përpjekja e tij për tu vetëlavdëruar si kampioni i antikorruspionit dhe Ramaformës. Kjo është kapja e shtetit, SHPK. Një ditë më 26 janar është bërë marrëveshja në Kamzë, ka vuajtur me vrap në kryeministri, në 27 është mbledhur konferenca e Kuvendit.

Nuk është ky nxitim për të nxjerrë tre borëpastruese që prapë kompanitë i kanë marrë me koncesion dhe i kanë me detyrim ti kenë tërë kohën në gadishmëri. Këto janë si fletëlavdërimi që merrte Partia e Punës kur të vdisnin për bukë. Kështu janë çmimet e Ramës.

Share This Article