Connect with us

Bota

DW/ Corona u përhap në Itali e Europë që në shtator 2019

Published

on

Një studim i ri thotë, se SARS-CoV-2 ka qarkulluar që në shtator 2019 në Itali. Duhet tani të hedhim poshtë çdo gjë që dinim për origjinën dhe përhapjen e virusit Corona?

“Virusi Corona është përhapur në Itali më parë se sa mendohej”, titullon agjencia Reuters një artikull duke u bazuar në të dhënat e një studimi italian të publikuar së fundmi. Personat testues ishin pjesë e një studimi ku skanoheshin mushkëritë për të diagnostikuar kancerin. Për shkak të pandemisë dhe faktit që origjina e saj ngrinte shumë pyetje, studiuesit panë më me hollësi të dhënat e mbledhura nga provat e gjakut për periudhën shtator 2019-shkurt 2020. Ata gjetën antitrupa të SARS-CoV-2 në gjakun e të testuarve.

Jo më herët se mendohej

Ajo që habiti studiuesit e tjerë, për studiuesin e gjenetikës, Peter Forster nuk ishte shumë surprizuese. Përkundrazi: Këto njohuri të reja përputhen me rezultatet e studimeve të një analize filogjenetike të virusit, që Forster dhe kolegët e tij bënë në prill. “Në prill në bazë të të dhënave të atëhershme dhe përqindjes së transformimit të virusit, gjetëm, se aty nga mesi i shtatorit dhe dhjetorit 2019 duhet të ketë ndodhur përhapja e virusit”. Të dhënat bazoheshin në genomin e virusit, dhe studiuesit përcaktuan tre degëzime të tij, që i quajtën, A, B,C, sepse donin të dinin, cili variant i virusit është më i vjetri për të hulumtuar mbi gjeografinë e lindjes së virusit. “Atëherë  të tre tipat, A,B,C gjendeshin në Kinë.”

Advertisement
Italien Bergamo | Coronavirus | Krankenhaus
Mjekë në Bergamo

Tipi A u gjet herët tek pacientët në Amerikën Veriore dhe Australi, ai C ishte i përhapur më shumë në Singapor, Japoni dhe Tajvan. “Mes të infektuarve ishte edhe një italian, me sa duket një turist”, thotë Forster, “por shumica e të testuarve përmbante tipin B, që gjendej më shpesh në Vuhan”, sipas studiuesit të gjenetikës. Vuhan konsiderohej që nga fillimi si vendi origjinë i pandemisë.

Për shkak se lakuriqët e natës konsiderohen si transmentues të virusit SARS, studiuesit krahasuan të tre variantet e identifikuara me virusin Corona që gjendej tek kafshët. Rezultati e habiti Peter Forster. “Dukej shumë qartë, që A ishte tipi më i vjetër”, thotë ai, jo B, siç u gjend sidomos në Vuhan. “Unë dyshoj, se Vuhani është origjina e përhapjes së virusit.”

Origjina në jug të Kinës?

Të dhënat flasin më shumë për një vend tjetër, që mund të jetë vend-origjinë i pandemisë, provinca jugore kineze Guandong. “Gjysma e të gjitha provave të atëhershme ishin të tipit A, e dyta, atje ka shumësi të lakuriqëve të natës dhe e treta, më parë atje ka pasur shpërthime të virusit Corona”, thotë Forster. Megjithatë duhet të merret parasysh, që numri i provave që studiuesit kishin në dispozicion atëherë ishte shumë i vogël. Pra nuk kishte kaq shumë të infektuar. Analiza e Peter Forster nuk është e pakontestuar. Në revistën shkencore PNAS; “Proceedings of the National Academy of Sciences” disa studiues kanë shprehur kritika për metodikën e studimit e interpretimin e rezultateve.

Advertisement

Por nuk janë vetëm studimet që e datojnë prezencën e virusit Corona që në shtator. Ka të dhëna të tjera, që virusi ka qenë në Europë më parë se mendohet. Një hulumtim i i publikuar në qershor i ujërave të zeza e të bardha në Italinë veriore ka bërë të ditur, se virusi ka qarkulluar që në fund të vitit në vend. Megjithatë vetëm në shkurt u dokumentua rasti i parë i një italiani që nuk kishte bërë pushime në Kinë dhe ishte i infektuar me Corona. Prej këtij momenti gjithçka u zhvillua shumë shpejt dhe Italia përjetoi pasojat më të rënda të pandemisë në Europë me më shumë se 1,2 milionë të infektuar dhe 46.500 të vdekur.

China COVID-19 Test

D614G pushton botën

Studiuesi Peter Forster e shpjegon këtë përhapje kaq të shpejtë të virusit me mutacionin e tij që solli një variant shumë më infektues, tipin B-D614G, një mutant i tipit B. Ky lloj virusi i ra në sy edhe disa studiuesve amerikanë rreth biologes, Bette Korber. Ata krahasuan të dhënat klinike të pacientëve që ishin infektuar me tipin D614G me të dhënat e infektimeve të tjera me SAR-CoV-2. “Aty u duk, se kishte një dallim vendimtar tek pacientët që ishin infektuar me mutantin e tij. Sasia e virusit në rrugët e frymëmarrjes tek këta pacientë ishte shumë më e madhe”, thotë Forster. Këta pacientë ishin shumë më infektues dhe virusi mund të përhapej shumë më shpejt dhe më mirë. Për një kohë të shkurtër 97% e të infektuarve kishin variantin D614G, virusi siguroi kështu përhapjen e vet në të gjithë botën, ku sot ka më shumë se 55 milionë të infektuar. Studiuesi i gjenetikës, Forster megjithatë është i mendimit, se varianti vdekjeprurës i virusit ka tendencë rëniejeje. “Nëse një virus është forcuar brenda një popullsie, atëherë arrihen edhe reagime të sistemit imunitar, që e zbusin rrezikun e virusit.”

Advertisement
Continue Reading

Bota

Monedha vendase prek nivelin më të ulët, ‘shpërthejnë’ protestat në Iran

Published

on

By

Protestat dhe grevat në Iran për shkak të inflacionit dhe zhvlerësimit të monedhës janë përhapur nga kryeqyteti, Teherani, në disa qytete të tjera në ditën e tretë të trazirave.

Sipas mediave të huaja, protestat filluan të dielën pasi dyqanxhinjtë në Pazarin e Madh të Teheranit organizuan një grevë kur riali iranian arriti nivelin më të ulët rekord kundrejt dollarit amerikan në tregun e hapur.

Që atëherë, videot e verifikuara nga BBC Persian kanë treguar demonstrata në qytetet Karaj, Hamedan, Qeshm, Malard, Isfahan, Kermanshah, Shiraz dhe Yazd. Policia u pa gjithashtu duke përdorur gaz lotsjellës në një përpjekje për të shpërndarë demonstruesit.

Qeveria iraniane tha se “i njeh protestat” dhe do t’i dëgjojë “me durim, edhe nëse përballet me zëra të ashpër’.

Advertisement

Presidenti Masoud Pezeshkian shkroi në platformën ‘X’ vonë të hënën se kishte udhëzuar ministrin e brendshëm të zhvillonte bisedime me ata që ai i përshkroi si “përfaqësues” të protestuesve, në mënyrë që të merreshin masa “për të zgjidhur problemet dhe për të vepruar me përgjegjësi”.

Ai gjithashtu pranoi dorëheqjen e guvernatorit të Bankës Qëndrore të Iranit, Mohammadreza Farzin, dhe emëroi ish-ministrin e Ekonomisë dhe Financave Abdolnasser Hemmati për ta zëvendësuar atë. 

Advertisement
Continue Reading

Bota

Rusia: Kemi vendosur raketat Oreshnik në Bjellorusi

Published

on

By

Rusia ka publikuar një video duke deklaruar se raketat e saj Oreshnik, me kapacitet bërthamor, janë futur në shërbim aktiv në Bjellorusi, aleatin e saj fqinj, i cili gjithashtu ndan kufi me vendet e NATO-s: Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë.

Putin ka pretenduar se këto armë janë të pamundura për t’u interceptuar, sepse shpejtësia e raketave supozohet të jetë më shumë se 10 herë shpejtësia e zërit.

Ky veprim mund të lejojë që raketat bërthamore ruse të arrijnë objektivat në Europë më shpejt, nëse ruhen në një bazë në Bjellorusi. Raketat e mesme kanë një rreze prej rreth 5,500 km (3,415 milje), që do të thotë se mund të godasin kudo në Europë ose në bregun perëndimor të SHBA-së nga Rusia.

Videoja e publikuar nga ministritë e mbrojtjes së Rusisë dhe Bjellorusisë të martën nuk specifikoi vendndodhjen e sistemeve të raketave në Bjellorusi, por tregonte transportimin e tyre nëpër pyje dhe kamuflimin me rrjeta.

Advertisement

“Divizioni i raketave Oreshnik ka filluar të kryejë detyrat e shërbimit luftarak në zonat e caktuara të vendit,” tha ministria e mbrojtjes e Bjellorusisë.

Continue Reading

Bota

Zelensky mohon sulmin me dron ndaj rezidencës së Putinit

Published

on

By

Presidenti Volodymyr Zelensky ka mohuar akuzat e Rusisë se Ukraina ka kryer një sulm me dron ndaj njërës prej rezidencave të presidentit Vladimir Putin dhe ka akuzuar Moskën se po përpiqet të prishë bisedimet e paqes.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pretendoi se Kievi kishte nisur një sulm gjatë natës duke përdorur 91 mjete ajrore pa pilot me rreze të gjatë veprimi (UAV) në rezidencën shtetërore të Putinit në rajonin veriperëndimor të Novgorodit të Rusisë.

Rusia tha se tani do të rishikojë qëndrimin e saj në negociatat e paqes. Ende nuk është e qartë se ku ndodhej Putini në kohën e sulmit të supozuar.

Zelensky e hodhi poshtë pretendimin si “gënjeshtra tipike ruse”, që synonin t’i jepnin Kremlinit një justifikim për të vazhduar sulmet ndaj Ukrainës.

Advertisement

Ai tha se Rusia më parë kishte shënjestruar ndërtesat qeveritare në Kiev.

“Është thelbësore që bota të mos heshtë tani. Nuk mund ta lejojmë Rusinë të minojë punën për arritjen e një paqeje të qëndrueshme” tha Zelensky në X.

Në një deklaratë të ndarë në Telegram të hënën, Lavrov tha se të 91 dronët që ai pretendoi se u nisën në rezidencën e Putinit u interceptuan dhe u shkatërruan nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore.

Advertisement

Ai shtoi se nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale si pasojë e sulmit.

“Duke pasur parasysh degjenerimin përfundimtar të regjimit kriminal të Kievit, i cili ka kaluar në një politikë terrorizmi shtetëror, pozicioni negociues i Rusisë do të rishikohet”, tha ai, teksa shtoi se Rusia nuk kishte ndërmend të dilte nga procesi i negociatave me SHBA-në

Pretendimi nga Moska vjen pas bisedimeve midis SHBA-së dhe Ukrainës në Florida të dielën, ku presidentët Trump dhe Zelensky diskutuan një plan të rishikuar paqeje për t’i dhënë fund luftës. 

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

UK1 day ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania1 day ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania3 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports1 day ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK3 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania1 day ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Kosova1 day ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Bota1 day ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK14 hours ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Albania2 days ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Albania14 hours ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

rajoni15 hours ago

Fqinji me Shqipërinë sapo shkroi historinë

UK2 days ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania2 days ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Bota2 days ago

Brigitte Bardot: Bjondia seksi që revolucionarizoi kinemanë franceze

Trending