Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe bashkëshortja e tij Lidija janë kërcënuar me vdekje të premten përmes rrjetit social Twitter.
Policia ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në këtë rast është duke vepruar sipas detyrës zyrtare.
Siç vë në pah mediumi në fjalë, kërcënimet janë dërguar nga një llogari me emrin Boris Jankoviq, përcjell Telegrafi.
Paraprakisht, nga e njëjta llogari të mërkurën, kërcënime me vdekje i janë dërguar edhe deputetes Draginja Vuksanoviq Stankoviq, e cila po ashtu është në garë për mandatin presidencial.
E Vuksanoviq Stankoviq ka raportuar për kërcënimet në polici, është konfirmuar nga policia.
“Kërcënimet cilësohen si vepër penale e rrezikimit të sigurisë dhe për çdo gjë është njoftuar prokuroria kompetente”, citohet të jetë thënë nga policia.
Policia e Podgoricës, siç thuhet, është duke hetuar se kush qëndron pas llogarisë në Twitter nga e cila janë dërguar kërcënime për Gjukanoviq dhe Vuksanoviq Stankoviq.
Gjatë vitit të kaluar, Vuksanoviq Stankoviq ka marrë disa kërcënime, prandaj ajo ka pasur mbrojtje 24 orëshe policore që nga mesi i vitit të kaluar. /Telegrafi/