Italia është në prag të zgjedhjeve lokale. Kjo është fundjava e fundit e fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore që përfshijnë 1157 komuna italiane e rreth 12 milionë italianë.
Votohet për të zgjedhur kryetarët e Bashkisë në disa prej qyteteve kryesore italiane si Roma, Milano, Torino, Napolit, Trieste, Bologna, Rimini, Caserta, Cosenza, Varese etj.
Zgjedhjet vendore do të mbahen më 3 e 4 tetor, e disa muaj me vonesë nga data e paracaktauar në pranverë të 2021 e të shtyra për shkak të emergjencës pandemike.
Si kurrë më parë lista e kandidatëve për kryetarë bashkie e për këshilltarë në këshillin bashkiak, është tejet e gjatë.
Në Milano janë 13 kandidatë për kryetarë bashkie, në Romë janë 21, në Torino janë 13, në Trieste janë 10, në Napoli 7 kandidatë për kryebashkiakë, në Cosenza janë 8, në Rimini janë 6, etj.
Komuniteti i emigrantëve shqiptarë në Itali është ndër më të shumtit në numër e ndër më të integruarit në jetën sociale e politike të vendit.
Ashtu si dhe në zgjedhjet politike të viteve të mëparshme, edhe në keto zgjedhje vendore, emigrantët shqiptarë kanë treguar interes të lartë, të jenë një pjesë aktive e politikave të vendit.
Në mjaft komuna italiane në prag vote, gjen në listat e kandidatëve të forcave të ndryshme politike, emigrantë shëiptarë që garojnë për të qënë pjesë e këshillave Bashkiakë në komunat ku ata jetojnë e punojnë.
Në kryeqyterin italian Romë kandidatë për këshillin Bashkiak të qytetit garojnë dhe shqiptarët Eligert Hima, Edmond Godo, Laureta Ndreca, Edmir Binoshaj.
Në komunën Rosetto në rajonin e Abruzzos kandidate per këshillin bashkiak është shqiptarja Silvana Xheneti.
Në Savona ndër listat e kandidatëve per këshilltarë bashkiakë të forcave të ndryshme politike janë dhe Fluturim Ismailisufaj, Rigers Adriano Lamaj e Enilda Omeni.
Ne komunë e Casertas kandidon shqiptarja Irma Halili e në atë të Centos në provincën e Ferrara-s kandidon Rozeta Karaj.
Në komunën Cellino San Marco të Brindizit, kandidat për këshilltar bashkiak është shqiptari Pullumb Isteri.
Në Bolonja kandidon për këshill bashkiak shqiptari 30 vjeçar Detojn Begaj.
Lista e kandidatëve shqiptarë është akoma me e gjatë e të gjithë pavarësisht forcës politike e listës civile që përfaqësojnë, kanë të përbashkët impenjimin për të qënë një zë më shumë në shërbim të komunitetit të shqiptarëve e problematikave të tyre ku më madhoret janë e drejta e pensionit e njohjes së viteve të punës si në Shqipëri e më Itali dhe e drejta e votës për emigrantët.