Dy të vdekur në Holandë pasi një burrë gjuan me armë nga ballkoni i banesës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër i plagosur në Holandë, pasi një person kishte gjuajtur me armë të rëndë zjarri nga ballkoni i banesës së tij, në drejtim të kalimtarëve të rastit.

Hetimet lidhur me rastin e rëndë që ka ndodhur në Almelo të Holandës kanë nisur mirëpo disa video që po qarkullojnë nëpër rrjete sociale shfaqin një burrë të zhveshur në pjesën e sipërme, teksa gjuan me armë nga ballkoni i ndërtesës.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të të dyshuarit, ndërkohë që më pas, në banesën e tij është gjetur një trup i pajetë.

Nuk dihen ende arsyet e veprimit të të dyshuarit ndërkohë që Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos qëndrojnë afër vendit ku ka ndodhur krimi.

Share This Article