Dyshime që ishin punonjëse seksi, dalin detaje nga vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, 25 dhe 40 vjeç janë shtetaset ukrainase që u gjetën pa shenja jete mesditën e sotme në një banesë pranë zonës së “Selvisë” te “Rruga e Dibrës” në kryeqytet.

Sipas informacioneve Kozachenko dhe Lopukhova ishin konfliktuar dy ditë më parë me një farmaciste në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku kishin hyrë për të blerë medikamentet Tramadol dhe Xanax.

Farmacistja, në mungesë të recetës së mjekut, ka refuzuar t’iu japë ilaçet, por kjo ka bërë që ukrainaset të revoltohen dhe janë përplasur fizikisht me të. Ato e kanë kafshuar farmacisten në krah, ndërsa menjëherë pas ngjarjes, farmacistja mësohet se ka bërë denoncim në polici.

Mësohet se në të njëjtën banesë jetonin së bashku me dy viktimat jetonte dhe një shoqja e tyre  nga Ukraina.

Vajzat kanë ardhur në kohë të ndryshme në Shqipëri. Dy viktimat kanë ardhur rreth një javë më parë në vendin tonë, ndërsa shoqja e tyre ka ardhur rreth 2 muaj më parë.

Sipas policisë tre vajzat kanë konsumuar ilaçin “Xanax” dhe “Tramadol” për disa orë, deri sa kanë rënë në gjumë. Dy vajzat 25 dhe 40 vjeçe nuk janë zgjuar, dhe e vetmja që u zgjua ishte shoqja e tyre, e cila njoftoi policinë.

Grupi hetimor është duke kryer verifikime për sa i përket aktivitetit të tyre në vendin tonë. Sipas burimeve të policisë, ka dyshime  se vajzat kanë qenë punonjëse seksi.

Share This Article