Shqipëria përkujton sot 76-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazifashistë në Luftën e Dytë Botërore.
Kreu i shtetit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi ishin këtë mëngjes për bërë homazhe tek varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Po ashtu, homazhe bëri edhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj.
“Nëna Shqipëri – LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT,” shkroi Rama në Facebook baashkëngjitur me pamjet.