Mediat e Kosoves raportojnë ditën e sotme se një shqiptar është ndaluar nga autoritetet turke nën akuzën e spiunazhit.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se personi i arrestuar nga inteligjenca turke, gjatë një operacioni të zhvilluar në Stamboll është shtetasi Liridon Rexhepi.
Rexhepi dyshohet se ka punuar për rrjetin e inteligjencës izraelite, Mossad, teksa ende nuk ka detaje të tjera për operacionin, ku u ndaluan dhe disa të tjerë. (A2 Televizion)