E konfirmon Pentagoni: Ndihma ushtarake amerikane prej 800 mln dollarësh, ka arritur në Ukrainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Asistenca ushtarake prej 800 milionë dollarë nga Shtetet e Bashkuara dedikuar për Ukrainë, ka arritur gjatë fundjavës së kaluar, ka bërë të ditur zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, gjatë një konference për media.

“Kemi prioritet dërgesën për të cilën kanë më së shumti nevojë ukrainasit aty përfshihen armët antitank si Javelin, Stinger dhe fluturake pa pilot”, shtoi Kirby.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes, ka njoftuar për një pako shtesë prej 300 milionë dollarëve që do t’i sigurojë asistencë ushtarake Ukrainës.

Lidhur me dërgesën shtesë nuk janë dhënë shumë detaje, duke premtuar se nesër do të shpalosen detaje për atë çfarë është dërguar në Ukrainë.

Share This Article