Pelosi rizgjidhet kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve

albnews
By
1 Min Read

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA ka rizgjedhur Nancy Pelosi si kryetare, por këtë herë me një diferencë shumë të vogël.

80-vjeçarja demokrate e Kalifornisë, e vetmja grua që ka shërbyer ndonjëherë si kryetare, garoi pa kundërshtarë në zgjedhje.

Ajo ka udhëhequr demokratët e DHP për 17 vjet.

Megjithatë, Pelosi përballet me sfida në Kongresin e 117-të, duke udhëhequr shumicën më të ngushtë në dy dekada në Dhomën e Ulët pasi humbi vendet në zgjedhjet e nëntorit.

Kongresi i ri i SHBA u mblodh për herë të parë në mesditën e djeshme.

Share This Article