E padëgjuar! Beyonce fajësohet se shkaktoi inflacion në Suedi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mendonit se vetëm lufta në Ukrainë është fajtore për rritjen e çmimeve? Nuk jeni të saktë, edhe Beyoncé “ka gisht në këtë punë”.

Fillimi i turneut botëror të këngëtares në Suedi muajin e kaluar ndezi një furi kërkesash për hotele dhe ushqime në restorante, saqë ka ndikuar në statistikat ekonomike të vendit.

Suedia raportoi inflacion më të lartë se sa pritej, prej 9.7% në muajin maj. Rritja e çmimeve për hotelet dhe restorantet qëndronin pas surprizës.

Michael Grahn, ekonomist në Danske Bank, tha se mendonte se Beyonce ndihmoi në rritjen e tarifave të hoteleve dhe restoranteve.

“Unë nuk do ta fajësoja Beyoncé-n për inflacionin e lartë, por performanca e saj dhe kërkesa globale për ta parë të performojë në Suedi me sa duket ndikuan jo pak”, tha ai.

Nuk ka dyshim se turneu i parë solo i këngëtares në shtatë vjet shënon një moment të madh ekonomik.

Share This Article