Kroacia mposht në shtesë Holandën dhe kalon në finalen e Nations League

albnews
By
1 Min Read

Kroacia është finalistja e parë e Nations League. Ballkanasit mposhtën në kohën shtesë Holandën me shifrat 4-2.

“Tulipanët” kaluan të parët në avantazh, me anë të Maalen, në minutën e 34.

Kroatët dolën në pjesën e dytë shumë të karikuar dhe fillimisht barazuan në minutën e 54 me anë të Kramaric, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Kur pritej një reagim i Holandës, miqtë shënuan sërish duke marrë avantazhin në të 72-tën me anë të Pasalic. Në minutat e mbetura, Holanda u hodh e gjitha në sulm për të gjetur golin e barazimit dhe në fakt ia doli në minutën e 97, me anë të Lang.

Share This Article