E rëndë në Britani, i riu rrëmben ish të dashurën dhe e hedh nga makina

albnews
By
1 Min Read

Një lidhje dashurie ka përfunduar në mënyrë tepër tragjike. Një vajzë, ka mbetur e paralizuar pasi ish i dashuri i saj me të cilin kishte 9 vite e lidhur, e ka rrëmbyer dhe hedhur nga makina.

Angel Lynn u plagos aq rëndë sa tani nuk mund të ecë, të ushqehet vetë dhe as të flasë.

Ajo u rrëmbye nga ish-i i saj Chay Bowskill dhe miku i tij Rocco Sansome, të dy 20 vjeç.

Dy të rinjtë tashmë janë në burg pas ngjarjes së ndodhur më 17 shtator 2020. Bowskill u dënua me shtatë vjet e gjysmë dhe Sansome iu dha 21 muaj paraburgim.

Share This Article