Sipas mediave të huaja, një oficer policie është qëlluar në këmbë me një hark gjatë incidentit në High Ëycombe.
Policia thotë se incidenti ndodhi teksa oficeri po i përgjigjej raporteve të një burri rreth të 60-ave, që pësoi një plagë me thikë në qytetin Buckinghamshire.
Një 54-vjeçar nga High Ëycombe është arrestuar me dyshimin për tentativë vrasje.
Policia e Luginës së Thames thotë se ai është dërguar në spital nën mbikëqyrjen e policisë, me lëndime që mund t’i ndryshojnë jetën pasi u qëllua nga një polic i armatosur.
Ndihmës shefi i policisë, Tim Metcalfe tha: “Oficerët e policisë morën pjesë dhe njëri u qëllua në këmbë me një hark. Ai u dërgua në spital dhe pas mjekimit ka dal sërish”.
“Mendimet tona janë me oficerin e plagosur dhe po bëjmë gjithçka për ta mbështetur atë dhe kolegët e tij, si dhe të gjithë të prekurit nga incidenti brenda forcës”.
“Viktima e sulmit është dërguar gjithashtu në spital me lëndime të rënda, por jo të rrezikshme për jetën. Mendimet tona janë gjithashtu me të.”
Ai vazhdoi: “Për momentin nuk po kërkojmë askënd tjetër në lidhje me incidentin”.
“Ka një prani të madhe policie në zonë, por nuk ka asnjë kërcënim të vazhdueshëm për publikun e gjerë. Kushdo që ka shqetësime duhet të flasë me një oficer policie me uniformë”, përfundoi ai.