BE: Bisedimet e tregtisë me Britaninë e Madhe fillojnë javën e ardhshme

albnews
By
1 Min Read

Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe do të fillojnë javën e ardhshme negociatat mbi marrëdhëniet tregtare, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Mandati u miratua. Jemi gati. Bisedimet me Britaninë e Madhe do të fillojnë javën që fillon më 2 mars”, njoftoi von der Leyen në Twitter.

Ekzekutivi i bllokut është përgjegjës për negocimin e marrëveshjeve tregtare të BE-së me vendet e treta.

“Jemi të vendosur në arritjen e një marrëveshjeje që mbron interesat e BE-së”, deklaroi negociatori i BE-së për Brexit, Michel Barnier, ndërsa von der Leyen theksoi se një partneritet i ngushtë dhe ambicioz është në interesin më të mirë të palëve.

Share This Article