E rrallë, kapet peshkaqeni dhelpër afër ishullit të Sazanit

albnews
By
1 Min Read

Një peshkaqen dhelpër është kapur në afërsi të ishullit të Sazanit.

Peshkaqeni ishte i gjatë rreth 3 metra e 30 cm ndërsa peshonte rreth 200 kg.

Peshkaqeni është kapur në veri të ishullit të Sazanit, jashtë Gjirit të Vlorës.

Peshkaqeni dhelper

Bishtin e gjatë peshkaqeni e përdor si kamxhik për të goditur prenë e tij. Kryesisht ushqehet me peshq. Noton mirë dhe shpejt dhe ka aftësi fiziologjike  të ruajë temperaturën e brendshm të trupit, më të ngrohtë se ai i ujit të detit përreth.

 Pavarësisht madhësisë nuk është i rrezikshëm për njerëzit për shkak të dhëmbëve të vegjël. Ndërsa është shumë i çmuar për peshkatarët për shkak të mishit të tij dhe të vajit të mëlçisë.

Share This Article