E TRISHTË/ I dashuri i hodhi benzinë dhe i vuri flakën, ndërron jetë atletja olimpike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Atletja olimpike, Rebecca Cheptegei, që u dogj nga i dashuri i saj të dielën e kaluar, nuk ia doli. Lajmin për ndarjen nga jeta të maratonistes e ka dhënë presidenti i Komitetit Olimpik të Ugandës.

“Ne kemi mësuar për vdekjen e trishtuar të atletes sonë olimpike Rebecca Cheptegei pas një sulmi të dhunshëm nga i dashuri i saj. U prehtë në paqe shpirti i saj dhe ne dënojmë me forcë dhunën ndaj grave”, deklaroi Donald Rukare në rrjetin social X.

Presidenti shprehu gjithashtu keqardhjen për një “akt frikacak dhe të pakuptimtë që çoi në humbjen e një sportisteje të madhe”.

Maratonistja 33-vjeçare nga Uganda, e cila garoi në Paris, kishte pësuar djegie të mëdha pas sulmit të së dielës, tha mjeku që e trajtonte.

Autoritetet në Kenia, ku Cheptegei jetonte dhe stërvitej, deklaruan se ajo u sulmua nga i dashuri pasi u kthye në shtëpi nga kisha.

Share This Article