Chelsea ka lëshuar pikë përsëri në luftën e tyre për titull në Angli. Pas humbjes nga Everton, Chelsea ka humbur sonte me rezultat 2-1 në Wolverhampton sonte. Giroud shënoi për Chelsean kurse Daniel Prodence dhe Neto për Wolves.
Chelsea e ka humbur edhe një mundësi për të dalë të paret në tabelë në Premier Ligë.
Pas humbjes në Everton, skuadra e Frank Lampard ka humbur përsëri me rezultat 2-1 në Molineux Stadium me Wolverhamptonit.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0, me dy skuadrat që bën një lojë të baraspeshuar.
Të dyja skuadrat patën nga një rast të shënuar në këtë pjesë.
Pjesa e dytë fillojë shumë më mirë për Chelsean të cilët edhe e gjetën golin e epërsisë në minutën e 49-të te ndeshjes.
Ishte Olivier Giroud që shënoi për Chelsean.
Pas kësaj ishin vendasit të cilët e dominiuan takimin dhe arritën që të barazojnë në minutën e 66-të.
Prodence do të shënonte një gol të bukur me një goditje të mirë në drejtim të portës së Mendy.
Për një moment u mendua që Wolves do ta fitonte një penallti këtë ndeshje pasi që u akordua penallti për skuadrën vendase, por rishikimi me VAR tregoi që Neto nuk është penguar në zonë por ai kishte simuluar.
Minutat në vazhdim Wolevs e dominuan ndeshjen dhe pas një sërë sulmesh ata shënuan gol në minutën e 5-të shtesë me Neto të ndeshjes për t’i ndalur 3 pikë në Molineux.
Pas xhiros së 13 Chelsea është në pozitën e 5 me 22 pikë, kurse Wolves në pozitën e 9 me 20 pikë.