Ekspertët amerikanë: Duhet 90% e vaksinimit të popullsisë për nivelin optimal të mbrojtjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet e shumta mjekësore besojnë se niveli i vaksinimit të popullsisë mund të ketë nevojë të afrohet ose të kalojë 90% për të arritur një nivel optimal të mbrojtjes kundër COVID-19.

”Rëndesa e variantit delta të virusit ka rritur më tej urgjencën që njerëzit të vaksinohen”, thanë zyrtarët për ”USA Today” në një raport.

“Ajo që mësuam me deltën dhe shikuam përtej deltës, është që përqindja e vaksinimit të popullsisë duhet të jetë mbi 90”, theksoi Tom McCarthy nga Departamenti i Shëndetësisë.

Anthony Fauci, eksperti kryesor i SHBA për sëmundjet infektive, argumentoi në maj se një valë tjetër vjeshte mund të parandalohej nëse 70 për qind e popullsisë do të vaksinoheshin deri më 4 korrik.

Rreth 56,5% e amerikanëve janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19, sipas statistikave të përpiluara nga universiteti ”Johns Hopkins”.

Më shumë se 185 milionë amerikanë janë vaksinuar plotësisht.

Share This Article